Home arrow Historiku arrow Te dhena historike nga Luan Dino dhe Rubin Zemon
Te dhena historike nga Luan Dino dhe Rubin Zemon PDF Printoni E-mail
Wednesday, 14 November 2007
SHPËRNGULJET E POPULLSIVE
DHE " PASAPORTA "
E TYRE ETNIKE

 

Historia e popujve te botës është histori luftrash e përpjekjesh të pareshtura për liri, pavarësi e përparim shoqëror. Ajo tregon se popujt e vendeve të ndryshme janë coptuar ose asimiluar në shkallë te ndryshme. Ajo tregon se, në rrjedhë të shekujve, grupe të mëdha nga popuj të ndryshëm kanë braktisur atdheun e tyre për një jetë më të mirë, ose për të mos rënë nën sundimin e pushtuesit. Për këtë arsye sot nuk mund të gjendet një komb i pastër, i papërzier me njerëz të tjerë: as në kontinentin amerikan, ku shihet përzierja, kryqëzimi dhe bashkëjetesa e kombësive dhe racave njerezore, as në Afrikë e Australi apo Azi, kurse në Europën plakë kryqëzimet dhe përzierjet vijnë që nga antikiteti.


Grupet e ndryshme shoqërore, kudo që kane shkuar e kudo që kanë ngritur "folenë" e tyre, kanë marrë me vete "pasaportën" e identitetit të tyre etnik, "pasaportë" që është ruajtur në shekuj në gjuhë ose në kulturën e tyre, qoftë edhe në një fjalë të vetme. Le të sjellim disa shembuj të tillë: Ebrejtë, të shpërngulur nga Izraeli në shek.11 para erës së re si dhe më vonë, pas luftes se viti 69 të erës së re kundër Romës, e humbën gjuhën e tyre, ibriten, edhe sot "më shume se 13 milion flasin në gjuhë të ndryshme të familjes indoeuropiane;... grupe të veçanta ebrejsh, kryesisht në vendet e Ulta, Greqi dhe Turqi, te vajtur atje nga Spanja, pjesërisht kanë ruajtur ende gjuhën spanjolle, megjithatë masa kryesore e ebrejve kaluan në gjuhën e popujve, qe i rrethonin: angleze, gjermane, franceze, spanjolle, ruse, polake, ukrainase, persiane etj.1) "Megjithatë, ata i shoqëronte kudo pasaporta etnike "ebrej","Izraelit", që do të thotë banor i vendit me emrin IZRAEL. Teritorin e tyre etnik fillestar e kanë humbur edhe grupe banorësh të krahinës së VLLAHISË, e cila u dha atyre pasaportën etnike: vllah, arumun. Fjala "arberesh" dhe "ARVANIT" lidhen me grupe te caktuara nga asnjë vend tjetër veç nga ARBERIA, kur pas vdekjes së Skenderbeut, masa të tëra braktisën atdheun e tyre për të mos rënë nën sundimin e turqve. Fjala"arberesh" dhe fjala "arvanir jan "pasaportë" etnike që ua dha ATDHEU i tyre.
Nje shembull tjetër i humbjes së teritorit fillestar etnik mund të shërbejnë romët pasardhësit e emigrantëve nga India Veriore, te cilët"në shekullin e katërmbëdhjetë arritën ne EUROPË permes ASISË së Vogël në Gadishullin e Ballkanit dhe përmes Afrikës Veriore kaluan në Spanjë".2) Shembuj të tjerë të ngjajshëm historia sjell në çdo kohe, por n do te ndalemi gjeresisht tek grupi shoqëror që në Shqipëri njihet me emrin "EVGJIT"

Në gjuhën shqipe deri më sot nuk ka asnjë vepër të plotë ose punim te veçantë me objekt studimi prejardhjen etnike, kulturen, mënyrën e jetës, gjuhen e zakonet etj. të ketij grupi shoqëror. Heshtja dhe qëndrimi indiferent rreth tij, si edhe koha shumë e lashtë e shtegtimit nga territori etnik fillestar, kanë sjellë mjaft pështjellime dhe mendime kontradiktore rreth këtij grupi, në mënyre të veçantë rreth prejardhjes së tyre. Vetëm në disa punime dhe në mënyrë anësore hidhet dritë nga autorë të ndryshëm për, origjinën, profesionet, karakteristikat e këtij grupi shoqëror. Nga një krahasim i tyre rreth çështjes kryesore mbi origjinën, prejardhjen e kohës së shpërnguljes, del se autorët herë paraqiten të një mendimi, herë kanë mendime të ndryshme, siç do fi shohim më poshtë në këtë punim. Ne do t'u japim një buzeqeshje gjithë atyre mendimeve qe evgjitët i paraqitin me prejardhje nga India Veriore, si një shtresë më e lashtë e romëve, e shpërngulur në kohë më lashtë. Historia nuk njeh një rast të tillë dhe nuk ka asnjë bazë, qëndrimet subjektive dëmtojnë te vërtetën historike.

Grupi shoqëror i egjiptianëve të Shqiperisë, një ndër grupet më të mëdha shoqërore, është emërtuar dhe thirret me këta emra: evgjit, jevg, magjyp dhe firaun, të cilët, në shqiptimin e përditshem shoqërohen me një ngarkesë emocionale tejet përbuzese, si një grup i një"race inferiore", 3) Lind me të drejte pyetja: Ç'kuptim kanë keto emërtime? Me cilin teritor etnik lidhen ato? A ka lidhje midis vetë këtyre emërtimeve? Cila është shtrirja gjeografike e përdorimit te tyre?

Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japipn dijetarët më të mëdhenj të kulturës dhe shkencës Shqiptare në veprat e tyre. Ne do t'i renditim ato me radhë: Enciklopedisti i madhë shqiptar SAMI FRASHERI shkruan në veprën e tij për Afrikën: Anët e ndahen në tri: 1 . Anët e botës, që atje është Evgjitëria (Misiri) edhe Berberia.4) Banorët e këtij vendi i ai i quan evgjitë: "... kështu kanë lindur shkronjat e persëve (axhemëvet) te vjetër, të israilinjët, të syrianevët, të arabevët, të evgjitëvet (të egjiptianëve) edhe me të vjetra të Hindit e të Çinjt"5) Dhe më tej ai shprehet: "Përpara shkruarja ka dale nd'Asi e nd'Afrikë. Po ato të shkruarat e asaj kohe s' ngjajnë me gjekafshë, për të shkruarë një zë, beninë fytyrën e një gjëje të gjallë e të një gjëje tjetër. Kështu janë shkronjëzat e evgjiteve të vjetër (të kyptinjet) e të tjera."6)

Sami Frashëri është një njohës i thellë i popujve të Ballkanit dhe i grupeve të ndryshme shoqërore. Duke përshkruar popullsinë e çdo vendi ballkanik, ai tregon se në to banojnë edhe v1lehë, judhenjë, cergëtarë dhe evgjitë. Autor i veprës "Kamus ul- Alam" vërteton se në Shqipëri7). Rumani,8) Turqi Europiane9) e Sërbi10) ka, ku më shumë e ku më pak, evgjitë. Siç shihet, për dijetarin e madh Sami Frashëri evgjitët vijnë nga shteti i lashtë i Egjiptit, të cilin ai e emërton EVGJITERI (MISIR). Dy dijetarët e rnëdhenj të gjuhes shqipe Prof. Dr. Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Qabej shpjegojnë formimin e fjalës Magjyp në gjuhën shqipe: "parashtesa ma- i është ngjitur temës Aogjyptius, greqishte e re dhe është përftuar fjala magjyp. Në fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe12) lexuesi gjen këtë shpjegim për fjalën evgjit: "Pjestar i nje grupi banoresh te disa qyteteve te vendit tonë e të vendeve të tjera të Ballkanit, prejardhjen e të cilëve popull i e lidh me Egiptin"13 Siç shihet, edhe në mendimin shkencor, edhe në ndërgjegjën e popullit, fjala evgjit lidhet me Egjiptin. A nuk është emërtimi evgjit dhe magjyp një "pasaportë" etnikë fillestarë që atdheu i tyre i parë ua dha njerëzve të tij kur i nisi në shtegtimet e hershme nëpër rrugët e Ballkanit?! Emërtimi "evgjit" ka perdorim të gjërë në Shqipërinë jugore, kurse emërtimi "magjyp" ne Shqipërinë veriore. Ka edhe një emërtim tjetër në jugë: firaun, të cilën Fjalori e sqaron me këtë përkufizim: njeri i keq, shpirtkasmë, i djallëzuar e i pabesë.14) Por ky është një kuptim dytësor i fjalës, kuptim figurativ. Cili është kuptimi i parë i kësaj fjale? Si shpjegohet prejardhja e saj?

Në të vërtete me këtë emërtim është treguar me një ndjenjë përbuzjeje pjestari i grupit të evgjitëve. Kjo fjalë është në vetvete emri Faraon, i cili në rrjedhe të shekujve ka pësuar ndryshime fonetike: nga Faraon në Firaun. Emërtimi Jevg ëqë gjen një shtrirje përdorimi në Shqipërinë e Mesme, është një pseudoforme, që rrjedh nga plurali evgjitë me theks në rrokjen e parë dhe me rënie të zanores fundore -e. Pluralit evgjit iu shtua një j- dhe u përftua forma e "jevgjit" (krahaso: i ati = i jati, e ëma = e jëma). Nga plurali u kalua në një sin- gular sipas analogjisë jevgjit: jevg (krahaso: murgjit : murg, peshqit : peshk, turqit : turk).

Cilat janë mendimet e studjuesve të tjerë, historianë e antropologë shqiptarë për këtë grup shoqëror?

1. Në veprën "Esnafet shqiptarë", duke cituar studjuesin e mirënjohur Faik Konica, autori flet për formimin e qyteteve shqiptare në mesjetë dhe shkruan se "përveç komuniteteve jomuhamedane, ishin edhe grype e jevgjve(ciganët) të ndarë ne dy kategori: arixhinj endacake apo gabele me origjinë nga India (krahina e Harixhase, shteti i Katjavarit), dhe jevgjit joshetitës (magjypet) me origjinë nga Egjypti e Sudani, banues, zakonisht, te periferive te qyteteve.15)

2. Ne vepren "Raca shqiptare -studim anthropologjik e historik", e gjejmë këtë shtjellim: "Evgjitët e gabelët janë pjestarë të racës indide. Te parët thirren edhe magjypë ose jevgj. Duket se si në të gjithë Ballkanin, ashtu në Shqipëri janë shpërndarë me anën e turqve. Nuk kalojnë jetë nomade, por janë vendosur nëpër qytete të ndryshme ku zakonisht banojnë në lagje te veçantë të ndarë nga popullsia arbëreshe-.16)

3. Ne revistën shkencore "Studime historike" autori Andrea Nathanaili citon Vepren e studjuesit grek Kosta E.Biri "Romët dhe evgjitët- -Etnografia dhe historia e ciganëve" dhe në shenimin e tij me nr.25 shkruan: "egjyptas ne origjinal, -shqip evgjitë jane ardhur nga Egjipti, kurse ciganët (arixhinjtë) kanë origjinë indiane'.17)

4. Ne librin e tij "Vite të vegjelisë" autori shkruan: "... Ata nuk janë me origjinë egjiptiane, por indiane. Me grupe të mëdha që në kohën e Xhengis Khanit, por edhe më parë, ata kanë emigruar drejt Perendimit.18) Me tej ai shkruan: "Sipas një historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" që si duket mund të jetë e lidhur me një lokalitet në Poloponez... Ne në Gjirokastër i quajmë "QIFTO" .19) Dhe në një nga fjalimet e tij "Sa më pëlqen të shetit në keto rrugë" ai shprehet: "... Por kur themi që kanë ardhur nga India Veriperendimore, të kuptohemi: është fjala për këtu e 1500 vjet apo 1600 vjet përpara, pra në kohë të lashta."2O Nga sa u parashtrua më lart, del se ka një farë pështjellimi në përdorimin e emërtimeve për grupin shoqëror te evgjitëve. Ndersa tek Sami Frashëri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri përdoren emërtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafët shqiptarë" emërtimi jevgj përdoret si sinonim i emërtimit cigan, dhe kjo fjalë ështe përdorur si sinonim i emërtirneve arixhi dhe gabel. KY ËSHTË NJË PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siç u shpjegua më lart, kjo fjalë është sinonimi i fjalës evgjit. Përdorimi i gabuar i saj vërehet edhe sot në jetën e përditshme nga ana e popullsisë arbëreshe (shqiptare). Kurse për grupin shoqëror me origjinë indiane janë përdorur këto emërtime: cigan, arixhi, gabel, rom.

Per origjinën egjiptiane të evgjitëve shprehen autorët: Sami Frashëri, Faik Konica, Prof. Dr. Aleksander Xhuvani e Eqrem Qabej, Kosat E. Biri, si dhe Akademia e Shkencave në Fjalorin e vitit 1980 dhe 1984, duke u mbështetur në mendimin popullor. Për origjinën indiane shprehet Enver Hoxha.

Dy janë shtrembërimet shkencore që vërehen në thëniet e tij:
a) Gjuhësore: sipas tij, fjala evgjit nuk ardhka nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftos";
b) Historike: sipas tij, evgjitët kanë origjinë indiane. Por a nuk u tha më lart se emërtimi magjyp ka ardhur nga emri Egjypt, i cili në gjuhën latine është Aegyptius dhe në gjuhën greke. A thua se Enver Hoxha korigjon dijetarët e mdhenj të gjuhës shqipe? Vetë fjala "Iftos", ashtu si gjirokastriçja "qifto", një shqiptim i së parës, reflektojnë pikërisht emrin Egjipt në shqiptimin e gjuhës greke, dhe jo një lokalitet në Peloponez. Ai është kontradiktor në thëniet e tij në përcaktimin e kohës së shpërnguljes së evgjitëve: herë pohon për kohen e Xhengis Khanit, herë për një kohë më të lashtë, këtu e 1500 apo 1600 vjet përpara. Kujt duhet fi besojmë? Por një buzëqeshje këtyre thënieve amatoreske, politizuese dhe le të kalojmë më tej.

Të dhënat e studjuesve të lartpërmendur tregojnë se evgjitët banojnë vetëm në vendet ballkanike prej shekujsh, dhe janë një popullësi qytetare, në lagje të veçnta. Burrat janë marrë me zanate të tilla si: teneqepunues, farkatarë, muzikantë, si dhe kanë sherbyer si forcë e lirë pune: gratë dhe vajzat, të lëna pa shkollë, punonin shpesh në shtepitë e qytetarëve duke bërë të gjitha punët e shtepisë: lanin, fshinin, gatuanin, rritnin femijët dhe, për të gjitha këto, kishin fituar respekt të madh si gra të pastra, të urta, punëtore dhe te ndershme. Familjet më të pasura të qyteteve pajtonin në shtepitë e tyre gra të tilla dhe ishin krijuar rnarrdhënie të ngushta respekti midis familjeve.

Në rrjedhë të shekujve, evgjitët ishin integruar në shoqerinë qytetare shqiptare.

Ndryshe ka qenë jeta e romëve, ose siç njihen më shumë me emrin arixhinj, të cilët kanë bërë jetë endacake, brenda taborit të tyre, banonin në çadra, dhe janë marrë me shitje kuajsh, shportash, sitash e shoshash. Ata dallohen si një grup i mëvetësishem etnik, sepse përdorin edhe sot e kësaj dite gjuhën e tyre. Romët janë të shpëndarë në gjithë Europën në shekullin XIV, ndersa koha e shpernguljes së evgjitëve i takon shekujve të parë të erës së re. Për këtë duhen studime dokumentash dhe të vilet literatura përkatëse në vendet e ndryshme të Europës, si dhe të kërkohet e të sigurohet bashkëpunim i ngushtë me historianë të institucioneve shkencore të EGJIPTIT!

Luan Dino
Organizata politike për barazi , dinjitet, drejtësi,
Dega TIRANË - SHQIPËRI


Literaturë e shfrytëzuar

1) Çeboksarov N.N., Çeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.19.
2) Çeboksarov N.N., Çeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.20.
3) Për këtë çështje do të sjellim dokumente e shkrime të tjera.
4,5,6) Frashëri Sami, Vepra 1, fq.252, fq,241 , fq.243, Tiranë, 1988.
7,8,9,10) Frashëri, S. Vepër e çituar fq.407, 409, 411, 421.
11) Qabej Eqrem "Studime gjuhesore" III fq. 165, Prishtinë 1976
12,13,14) Akademia e Shkencave: FGJSSH, fq.439 dhe 474, Tiranë 1980.
15) Shkodra Zija: "Esnafet shqiptarë", Tiranë, 1973, fq.52
16) Milaj Jakov: "Raca shqiptare..." Tiranë, 1944, fq.127.
17) Nathanaili Andrea, "St. historike" Nr.2-1975, fq.
18, 19) Hoxha Enver "Vite të vegjëlis" Tiranë, 1983, fq291.
20) Hoxha Enver "Vepra 64", fq.

 
kliko në foto.

Rubin Zemon

"Te dhëna etnologjike, historike dhe arkeologjike
për origjinën e Egjyptjanëve në gadishullin Ballkanik"

-referat për Konferencen Kombëtare, organizuar prej
Shoqatës Egjyptjane te Shqiperisë "Nefreta" dhe qendrës Shqiptare
për të drejtat e njeriut, në daten 28.I.1999 në Tiranë

Tiranë, 1999




Fjalë e hyrjes

Gadishulli Ballkanik është një vend ku, si në rallë vende tjera në botë, në të kaluarën kanë ndodhur shumë ngjarje historike, siç janë luftrat për interesa të ndryshme, shkëmbimi i mbretërive dhe shteteve, ngritja dhe ulja e niveleve te influencave fetare, si dhe emigracione të ndryshme të lidhur me të gjithë vendet te botës. Po të bëjmë një retrospektive në gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në historinë të Ballkanit, do të shohim se elementi etnik nuk ka pasur interes të veçantë në fushën politike, kulturore dhe shkencore ne te kaluaren deri te fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kur ne Europe, dhe poashtu ne Ballkan, fillojne te krijohen kombe dhe popuj, dhe prej tyre shtete te veçanta mbas principit etnik.
Ne pjesen jugolindore te Ballkanit, prej shekullit XV e deri ne fillim te shekullit XX, ne fuqi ishte shteti Otoman, i cili ishte teokratik (te drejtat i kishin vetem antaret e fese islame) dhe ku elementi etnik asnjehere nuk mundi te dilte ne siperfaqe. Ne fillim te shekullit XIX ne Ballkan u krijuan disa shtete etnike, te cilat duke i realizuar idete dhe interesat e tyre per zgjerim teritorijal, filojne lufte ndermjet tyre, ne histori te njohura si "luftra Ballkanike". Me vone ne keto troje eshte nje nga frontet e Luftes se pare boterore, ne te cilen ne siperfaqe dalin perseri idete dhe interesat nacional-kapitaliste.
Mbas luftes te Dyte Boterore, ne disa shtete Ballkanike pranohet identiteti etnik i personave, se e verteta nuk mund te mbulohet, dhe ajo e vertete eshte se Ballkani ne pikpamje etnike eshte heterogjen- i bashkuar me popuj slave dhe jo slave, me grupe etnike dhe bashkesi etnike, te cilat jetojne ne shtete te ndryshme te Ballkanit.
Ne kete konteks eshte dhe problemi i nje bashkesie etnike, e cila zgjimin etnik, e ben ne fund te mijevjecarit te II te eres sone, dhe e cila si pas karakteristikave etnike, nuk mund te vlersohet si asnje pjese e popujve ose bashkesive etnike qe i njohim ne Gadishullin Ballkanik.


1. Karakteristikat etnike dhe dallimet e bashkesise etnike
te veçantë në Gadishullin Ballkanik

Ne vazhdim do ti prezantojme disa elemente te kultures etnike, elemente çe caktojne shume probleme etnologjike.
Ne fillim menjehere duhet te tregojme se te antaret te ketij etnikumi egziston nje ndergjegje etnopsihollogjike, per dallim etnik prej etnikumeve te tjera qe jetojne ne afersine te tyre, dhe etnikumet e tjera asnjere nuk i kane pranuar ne rrethet e tyre etnike. Mirpo, kjo popullsi eshte e pervetesuar me vlersimet e saj kulturore prej etnive te ndryshme, per interese te ndryshme. Te antaret e ketij etnikumi shume here perdoren fjalet "tonet", "tones", "dora jone" etj. qe ne nje menyre e fshehin perkatesine e tyre etnike. Ato tregojne se nuk jane as Shqiptare, as Maqedonas, as Turq, as Vllejn (Qobane), as Greke, Serbe e ashtu me radhe deri te Romet, dhe dallohen nga gjithe keto etnikume.
Ne te kaluaren, e cila dhe nuk eshte shume e larget, por ne disa vende edhe sot, anetaret e kesaj popullsie kane hequr dhe heqin shume ofendime ne menyra te ndryshme, se kane qene dhe jane te detyruara te deklarohen per ate qe nuk jane
.

a) Nje nga indikatoret (treguset) themelor, por jo dhe vendimtar, per veçantine e nje etnikumi eshte gjuha. Pas studimeve gjuhesore mundet te caktohen rrenjet dhe perkatesia e nje populli ose bashkesie etnike.
Mirepo, ne kete element etnikumi per te cilin flasim, eshte i gjymtuar, ose me sinqerisht kjo bashkesi etnike nuk e ka gjuhen e saj te veçante ne Gadishullin Ballkanik. Sipas vendbanimeve ku jetojne antaret e kesaj popullate e flasin gjuhen e vendit ose gjuhen prej ku kane migruar ne nje te kaluar te afert ne Ballkan. Keshtu per shembull, ne Maqedoni ne qytetet e Ohrid, Struges dhe Resnjes flasin gjuhen shqipe ne dijalektin toske, ne Diber gjuhen shqipe ne dijalektin gege. Ne Kerçove, Prilep dhe nje pjese e Bitoljit (Manastirit) flasin gjuhen Maqedonishte, por nje pjese tjeter e Manastirit si dhe ne qytete te shumta te Maqedonise lindore flasin gjuhen turke. Ne Bullgari ne masivin e Rodopeve antaret e kesaj etnikumi perveç gjuhen Bullgare flasin dhe gjuhen turke, por sipas etnologeve Bullgar, ne disa familje egziston nje gjuhe sekrete, qe e perdorin vetem kur jane ne rrethin e familjes, dhe nuk e flasin ne prezenc te te tjereve. Ne Serbi te gjitha e preferojne gjuhen serbishte, por ne Kosove dhe Metohi si gjuhe "amtare" eshte gjuha shqipe te antaret e kesaj popullsie. Ne gjithe keto vende antaret e kesaj popullsie jane bilingviste ose poliglote. Ne Greqi nuk mund te flitet tjeter gjuhe perveç gjuhes greke, kurse ne Shqiperi ne vendet ku flitet dijalekti Toske ky etnikum flet kete dijalekt, dhe atje ku flitet gegerishteja kjo popullsi flet dijalektin gege.
Ky fenomen nuk eshte i panjohur ne shkencen e etnologjise, kur nje etnikum si gjuhe "amtare" ka nje gjuhe tjeter, ose eshte i shpendare ne meshume gjuhe, si per shembull: Qifutet (Jeudite) ne gjithe boten nuk e flasin gjuhen e tyre; ose sa popuj te ndryshem e flasin gjuhen arabe, spanjolle ose angleze.
Ky fenomen te kjo popullsi shpjegohet me faktin qe do ta shohim me vone, se jeton ne mezin e vendbanime si pakice e rrethuar me shumicen, ku kontaktet jane te perditshme, dhe asimilimi i gjuhes eshte nje konsekuence normale.
Kur flasim per gjuhen duhet te permendim se disa autore shpjegojne se gjuha e egjyptjaneve te lashte dhe gjuha e sotme shqiptare kane shume elemente te perbashket ?! Ky mendim nuk ka akoma baza te forta, dhe ne te ardhmen do ti presim rezultatet te hulumtimit ne kete drejtim .
Poashtu kur flasim per gjuhen duhet te tregohet nje fakt, qe direkt e rezon tezen se kjo popullsi eshte nje pjese e bashkesise etnike te Romeve. Kjo popullsi ne gjithe vendet ku e kemi vezhguar nuk e njeh dhe nuk e mer vesh gjuhen Rome. Kurse Romet kudo qe ndodhen ne Bote me ndryshime dijalektike e flasin gjuhen Rome dhe ajo eshte elementi qe i mban Romet ne nje bashkesi etnike e shperndare ne te gjithe vendet te botes.

b) Siç e permendem me larte, kjo etnikum jeton nje jete te stacionuar, si banues te qendrueshem te vendbanimeve, dhe sidomos ne qender ose qarshiave te qyteteve ose fshatrave, me shtepi te tyre, pergjithesisht ne kate, ku kati i poshtem shfrytezohet per pune artizanale ose per te shitur.
Ne historine dhe traditen te ketij etnikumi nuk mundet te shenohet jete endacake ose gjysme-endacake.

c) Ne shembuj te shumte, antaret e kesaj popullsie ne te kaluaren deri para 30-40 vjet, mereshin dhe disa akoma meren me zanatin e farketarit. Kultura materiale, dhe shpirterore (prallat, legjendat etj.), eshte e pamenduar pa zanatin e farketarit. Marrja me kete zanat eshte shkaku se kjo popullsi banon ne qendrat e vendbanimeve si qe treguam me lart.
- poashtu ne shume raste, kjo popullsi mereshte dhe meret me bujqesi ku punojne ne tokat e tyre, me prodhime per te plotesuar kerkesat e familjes, si dhe per te shitur.
Me bujqesi jane marre dhe si "argate", per te cillen ata pagueshin.

- Kjo popullsi ka virtuozet me te medhejn te muzikes popullore. Instrumentet te tyre jane: gerneta (klarineti), zurna (zurlla) dhe daulleja (lodra). Familja Majo nga Dibra, ne 1949 ne Lagolen ne Angli, ka mare vendin e pare ne Festivalin Boteror Follklorik. Si mbas informatave nga Shqiperia, shume artiste te merituar dhe te popullit i perkasin kesaj popullate, dhe ato me mire e njohin traditen dhe muziken e qyteteve te lashta te Shqiperise. E njejta gje eshte edhe ne Maqedoni, si dhe ne vendet e tjera Ballkanike. Kjo eshte vetem nje tregues qe tregon se punohet per njerez me kulture te larte dhe te lashte.

d) Kjo popullsi ne kulturen shpirterore siç eshte te adetet qe jane te lidhur me ciklin e jetes (adetet te lidhur me lindjen, dasmen dhe vdekjen), ka karakteristika te veçanta. Ne kete rast jemi te kufizuar ti tregojme gjithe keto adete, por mundemi te japim nje mendim qe del nga analizat te ketyre adeteve. Adetet dhe traditat jane ato qe me shume i kundershtohen kohes, dhe po te kene ndonje ndryshim ato ndryshojne ne formen , dhe shume rralle ne permbajtjen, mesazhin qe duhet t'ja dergojne gjeneratave ose ne funksionin per se behen. Prej gjithe adeteve mundemi te tregojme: Ne adetet e lindjes shume here shenohet perdorimi i numrit 3, si dhe theksim i ushqimit kokerror ; ne adetet e dasmes, karakterizohet lufta kunder shejtaneve per pastrimin kosmik si dhe deshirat per pjellori dhe gezim; ne adetet te vdekjes perdoret numri 7, dhe uji per pastrim.
Kjo eshte minimumi i nevojshem qe mundet te tregohet per mesazhet dhe funkcionet te adeteve, qe si konstatim mund te tregohet per te gjithe etnikumet ne Ballkan. Mire po gjithe keto jane karakteristika te etnikumeve te qendrueshme.
Ne kete pjese ku flasim per adetet, medoemos duhet te tregohet nje moment i veçante: Ne gjithë Gadishullin Ballkanik ky etnikum e preferon marjen endogamike, qe don te tregoje, se marjet jane vetem ne suazat e etnikumit. Shume rralle gjaku eshte bashkuar, dhe ato qe do ta bashkonin gjakun do te ishin te etiketuar si persona asocial. Ky zakon me siguri e ka ruajtur kete etnikum mos humbi duke arritur deri te ditet e sotme.
Adetet qe jane te lidhura me ciklin vjetor, me shume jane lidhur me ditet qe i feston gjithe bota ne menyre te ndryshme, siq jane: Shingjergji (6 Maj- ose "fillim i bearit"); Shenmitri (8 Nentor- ose"fillim i dimrit"); si dhe ato qe jane te lidhura me kalendarin kristijan dhe musliman. Fakti se anetaret e kesaj etnikumi qe jane me fejen muslimane, festojne dhe disa dite ose festa kristijane, tregon se ata jane te islamizuar mbas arrdhjes te Turqeve-Osmane ne keto troje.
Ne fund te kesaj pjese etnologjike, ku pame se mbas karakteristikave etnike, punohet per nje etnikum te veçante, duhet te shohim se cili eshte ky etnikum, nga ka ardhur, dhe si ta quajme ?!
Fillimin e ketyre pergjigjeve do ta kerkojme te populli. Populli Shqiptar keto i quajne: Gjyp, Egjyp, Magjyp, Jevg, Evgjit ; ne Maqedoni quhen: Gjupci, Egjupci, Jupci, Ejupci, Ojupci; Ne Bugari: Agupti; kurse Turqit i quajne Kepti. Per keto ka dhe etnonime te lidhur me punen qe e punojne, si per shembull Kovaçi, ne Mal te Zi, dhe Hashkali ne Kosmet. Mbas etnonimeve te para shume qarte na tregohet pse punohet per popullsi qe ka ndonje lidhje me Egjyptin. Prandaj intelektualet te kesaj popullsie, vendosen te deklarohen si Egjyptjanë, ose me qarte "shtetas me origjinë nga Egjypti".
Pyetja qe tani natyrisht po vihet eshte: si dhe kur kane ardhur keta njerez nga Egjypti?. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e rende, por shkencetaret qe punojne ne kete problematike, kane arritur deri ne disa njohje.


2. Te dhëna historike dhe arkeologjike

Me poshte do te bejme nje udhtim ne historine e Ballkanit dhe Mediteranit Jugolindor, prej ku do te shohim sa afer kane qene keto vende ne te kaluaren, qe ne ditet e sotme ajo per neve eshte e paparamenduar. Po ashtu dua te permend edhe nje moment: Ne bote dhe sidomos ne Ballkan, nuk ka as nje etnikum qe nuk eshte i gjymptuar ne pikpamjen e te dhenave shkencore per origjinen e tyre, dhe ku disa momente historike jane ne hipoteze.
Ne vazhdim do ti prezentojme burimet historike dhe arkeologjike si pas kronollogjise se ngjarjeve.

Rreth shekullit XII p.e.s. ne buzet te detit Egje dhe detit Jon te Azis se Vogel dhe Gadishullit Ballkanik, jane shfaqur te ashtuquajturit "popujt e detit"ose"popujt nga deti". Mirpo, deri sot nuk eshte apsolutisht e sakte, dhe nuk eshte e konsoliduar, kush ka qene dhe prej nga kane ardhur. Ne burimet historike tregohet se keta popuj nga deti si pushtues i kane shkallmuar realizimet e deriathershem shoqerore dhe shpirterore te vendasve te vjeter, te cilat kishin arritur nje civilizim dhe kulture me te larte prej pushtuesve, dhe cilat kane lene gjurme ne civilizimin kreto-mikene dhe ne vende te tjera. Arkeologet dhe antropologet, me pak ose me shume, e kane treguar mendimin e tyre, mire po mbetet pyetja te etnologet, te cilet duhet te interesohen dhe ti konsolidojne mendimet dhe metodat mbas fytyrave dhe formave njerzore- karakeristikat somatike, te cilat as e si, ose me mire, apsolutisht nuk perputhen me te caktuarit fise "Helene" prej asaj kohe. Kjo edhe me shume se edhe historikisht edhe kohesisht eshte e mjaftueshme per diskutim, por edhe problematikisht, per egzistimin e atyre fiseve qe na imponohen se "ata qenkan Helenet, dhe prej atyre vjen helenizmi" . Nder mjet hipotezave te ndryshme eshte dhe ajo se ne perberjen, ose me keta popuj nga deti, kane qene dhe banore- popullsi, nje pjese prej fiseve qe e kane populluar teritorin e Egjyptit .

Ne librin "Historia e shkurter e vilajetit te Manastirit", e shkrojtur ne gjuhen turke me germa arabike ne 1911, ne Manastir, majori Mehmed Tevhik, drejtor i gjimnazit ushtarak, permend nje histori shume te vjeter per qytetin, duke shkruajtur : "...Nje nga pushtuesit e pare te botes, faroni Egjyptijan Ramzesi i II, prej Grekeve i quajtur Sezostris, i cili ne skenen boterore u shfaq 2.300 vjet para hixhres, prej kur me 600 mije kembesore, 24 mije kaloresi dhe 26 mije karoca pre lufte, e pishtoi tere Azine, e kaloi Bosforin ne Detin te Zi, dhe nder mjet Dardaneleve ne Detitn Mramor (hyri ne, sh.i.) Rumeli ( Gadishullin Ballkanik) dhe i pushtoi: ter Danubin, krainat te Odrines dhe Tesalonikut; ne krye te pararojes te ushtrise se tij, nder mjet Manastirit, ariti ne Shqiperi dhe e zgjeroi pushtetin e tij ne krainat rreth qutetit te sotem te Beratit. Mbas pushtimit te gjat nje vit e gjusem ne keto kraina, dhe mbas se i pushtoi te gjithe krainat e Rumelise, per shkak te urise qe ishte e shfaqur, ishte i detyruar te terhiqet. Duke terhiquj hyri ne Egjypt, dhe ne ate arst karocen te tij e zvarnin 24 sundimtare, cilat i kishte roberuar ne marshuten dhe cilat ne vend te kuajve ishin te mbrejtuar ne karocen e tij....".

Egjyptijanet e lashte jane ne prekje me vendet tona dhe ne baze te sistemit mitologjik. Miti alternativ Maqedon- bir i Zeusit ose Maqedon- bir i Ozirisit (sipas legjendave greke ose sipas Diodorit nga Sicilija), ka natyre fillimtare se perbashket nese aprovohet hynija supreme simbolike Amon-Zeus, ose nese aprovohet varsija ose dualiteti i panteonit helenik me ate te Egjyptit .
Legjenda e Kadmos dhe Kadmejet te tij, e lidhin token e Egjyptit (Teba ne Nil) me vendet Greke (Teba ne Beoti), me von me vendet Maqedone (Lihnidos- Ohri), dhe ne fund me vendet Ilire (buza lindore e Adriatikut). Shume emra te stergjysheve te Kadmos jane te njejta me emrat te njohta te vendeve dhe emrave historike: Epafi, bir i Ia-se i Zeusit, eshte i martuar per Memfisin, bija e Nilit. Ketyre i eshte lindur bije me emer Libija (emer greke per Afriken). Libija ka qene gjushe e Kadmos, Europes dhe Belit. Beli ka qene babai i Danajes (Helades) dhe Ajgipes (Egjyptit) .
Legjenda e Kadmos mundet te hyje ne nje kontekst arkeologjik me disa te dhena te varezave ne pjesen arhaike te nekropoles "Trebenishte" ne f. Gorenci, afer Ohrid (sheklli VI-V p.e.s.). Ajo se maskat prej floriri dhe gjithe mbeshtellja prej floriri qe i rrethon princat e vdekur ne Mikene (Peloponez), ka reflektim reminiscesor te shfaqja e ngjajshme ne varezet e princave te Trebenishtes, eshte sidomos ne lidhje motive, se ky princip jogrek, dhe me ne fund princip egjyptijan, i takon rrethit te njejt ideologjik dhe fetar si piramidave dhe mumificimit. Ne Egjypt, ne Krete, ne Mikene dhe ne Trebenisht, mund te shikojme koncept te njejte te eskatologjise, qe eshte i panjohur per shpirtin racional helenik .

Herodoti (shekulli i V p.e.s.) i quajtur " babai i historisë "duke shkruajtur per eksploatimin e minereve ne Helade, do te shkruaje : "...Ne Maqedoni Fenikijanet te lashta e eksploatonin mineralin te floririt, qe e shkrinin ne furra specijale, shum para se te vin kolonistet egjyptijan ne Helade..." Prej kesaj teksti mund te konkluziohet se ne shekullin e V p.e.s. kur ka rrojtur
Herodoti, ne Helade ka qene e njohur se kolonistet egjyptijane punokan me metalin dhe minjera .

Ne kete periudhe mund te shenohen dhe perrallat te skrojtura prej autoreve Greke lidhur me formimin e qytetit te Athines, prej ku mund te shikojme se "... Egjyptijanet jan te vendosur ne 12 mala te Athenes, ku merren me zanatet te tyre tradicionale, cilat mala me vone behen qendra te kesaj popullate, dhe me vone (Egjyptijanet, sh. i.) e marrin emrin te perabashket Athenjane...".

Nje prej mundesive per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto troje eshte edhe kjo: Siç eshte e njohur me Mojsein (Musan) fiset Hebreje (Qifutet) prej robesise ne Egjypt u kthyen ne atdheun e tyre. Mirpo mbetet si pyetje e hapur, a mund me keto fise Hebreje te kene qene te bashkuar dhe grupe me te vogla ose me te medhaa Egjyptijane ? Pastaj, a mund me fisin hebrej Venijamit i cili pas luftrave fisnike eshte terhequr nder mjet Mediteranit ne Peloponez ne Arkadi, te kene arrdhur dhe grupe egjyptijane, te cilat jane farketare, dhe te cilat jane vendbanuar, shumezuar dhe shpendare ne Gadishullin Ballkanik ? Kjo le te mbetet vetem si nje mundesi, per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto vende, per te cilen mundesi ne te ardhshmen duhet te behen humultime me te thella.

Ne shekullin e IV p.e.s. ne Ballkan siç eshte e njohur zhvillohet shteti antik i Maqedonise, i cili zenitin e perjeton me personin e Aleksandrit i III te Maqedonise, i cili per mbritjet e tij te jashtzakonshme ne pikpamjen shoqerore, lufterake dhe kulturore, eshte i quajtur i Madh. Konkurenti dhe bariera me e madhe e tij per te pushtuar boten, ishte imperatori Persijan- Darije i II. Mbas betejes ne Is, ku Dariju i II mezi e shpetovi jeten e tij, ai u dha ne ikje qe perseri te organizoje armate per lufte kunder Aleksandrit. Aleksandri ne vend qe ta ndjeki Darijen dhe ta zeje para se ai te organizohet, merr vendim te ktheje rrugen dhe te shkoje ne Egjypt. Arsyja per kete kthim mund te kerkohet ne legjenden qe e permendem me lart. Si pas Diodorit nga Sicilija (historijan ne shekulin e I p.e.s.), Maqedonia si vend e ka mar emrin nga Ozirisi (zoti i nentokes dhe nje nga zotrat kryesor ne mitologjine egjyptijane) i cili duke e pushtuar boten, ka arritur ne Ballkan dhe per prokuror e ka lene birin e tij Maqedonin, prej ku edhe ky vend e ka mare emrin Maqedoni. Si pas kesaj legjende Aleksandri ka qene me origjine prej zotit Oziris. Ai prej Egyptijaneve ka qene i pritur si çlirimtar, dhe ne delten e Nilit e formon qytetin Aleksandrija qe do te jete qendra e botes ne çdo pikpamje. Aleksandri do te shkoje ne Memfis ku do te proklamohet per trashegimtar i faraoneve dhe zoteve egjyptijan.
Shume autore tregojne se ne kete kohe shum ushtare maqedonas jane martuar me vajzat Egjyptijane. Ashtu nje shembull eshte i njohur edhe ne Persi ku eshte bere nje martese masive ne qutetin e Suzes ne 332 p.e.s.). Normalisht me terheqjen e legiave maqedonase prej Egjyptit ne Ballkan, ka arrdhur deri ne migrim te familjeve, ose te Egjyptjaneve veçanerisht. Ne kete ta lidhim dhe faktin e njohur se Aleksandri prej shume vendeve ku ka luftuar dhe ka kaluar, ka marr njerez te afte, nga pikpamjeve te ndryshme, dhe si do mos zanaçinj te ndryshem, dhe para te gjitheve farketare, te cilet dinin te komandojne me zjarin, te shkrinin metalin, dhe prej tyre te prodhojne jo vetem arme, por dhe gjera te tjera per byjqesi, shfrytezime fetare, gjera shtepie etj . Aleksandri do te vdese ne Vavilon, mendohet eshte i helmuar, por trupin ja çojne ne varr ne ishullin e Nilit ne Aleksandri, ne Egjypt. Shume gjurme arkeologjike ne Ballkan tregojne per zgjerimin e disa kulteve egjyptijane ne periudhen pas vdekjes te Aleksandrit.
Gjurma prej tempulli e zotereshes
Izida (Izis), ka ne Oher . Ne Herakleje (Manastir) po ashtu ka nje tempull i konsideruar Izides dhe Serapisit . Cilat kane qene ato njerez qe besokan ne keto zotra, dhe jane falur ne keto tempulla? Statuja te Izides jane gjetur ne shume vende arkeologjike ne Ballkan. Po ashtu prej kesaj periudhe ne ornamentet te ndryshme shume here mund te njihet figura e skarabeit- i cili eshte nje insekt me "vend nderi" ne simboliken besimtare te Egjyptit. Skarabei e simbolizon kultin nga dieli dhe ai eshte atribut permanent ne prezentimet e zotit primar dhe superior- Kheprit, babi i zoterve egjyptijan .

Prej shekullit e II p.e.s. ne Gadishullin Ballkanik zoteron imeprija Romake. Ne kete periudhe mineralogjija ka nje zhvillim te madh (sidomos eksploatimi i minerave te hekurit me fisnikerimet e hekurit).Dhe lidhjet rrugore ne Imperine e madhe kane nje zhvillim te madh. Hekuri dhe çeliku me nje intenzitet te madh shfrytezoheshin ne vendet tona ne kete periudhe. Ketu kalonte dhe rruga Via Egnatia qe i lidhte te dy qendrat te Imperise- Romen me Konstantinopolin. Per nevojat e qarkulimit gjate rruges, ne pikat per pushim dhe ushqim te udhetareve dhe kuajve, sigurisht ka pasur dhe farketare te cilat i regullonin nalçat (mbathjet) e kuajve ose pjeset te tjera te mjeteve per udhtim . Anastas Primovski te Aguptet- farketare ne Bullgari, ka shenuar disa legjenda te tyre qe flasin se ato jane te sjellur ne ato vende prej Romakeve si robe dhe farketare prej Egjypti . Nje legjende e ngjajshme eshte e lidhur me Gaj Julie Cezarin i cili qe ta thyeje rezistencen e Trakeve dhe duke i udhehequr me parullen "perqa dhe sundo", nje pjese prej banoreve te Egjyptit i ka vendosur na Traki .

Ne vendet ku kalonte rruga Via Egnatia, ose deget e saja, mundet te shenohen shume toponime si per shembull: "Kodra e Egjypeve", "varezet e Egjypeve" etj. Ne nje ashtu lokalitet "Egjupski grobishta" ("varezet e Egjypeve") ne koten 2009 te malit Stogovo ne Maqedoni, eshte bere nje hullumtim arkeologjik ne vitin 1990, prej arkeologut Pasko Kuzman. Ne afersi te ketij lokaliteti, i cili eshte nekropole, u gjet nje miner e haruar i cili e eksploatoka mineralin e hekurit te manganit. Mirpo lartesia e madhe dhe aritja e rende ne lokalitet, per tani nuk lejojne te behen hulumtime me te thellet arkeologjike.
Nje nga situatat tragji-komike te kesaj periudhe e lidhur me farketaret eshte kur disa kvazi- shkencetare ose politikane, tregojne se ne rrugen Via Egnatia si farketare kan punuar Romet, ne periudhen Romake, por harojne se Romet ne Ballkan per heren te pare paraqiten ne shekullin e XIV se eres sone.
Ne shekullin e IV se eres sone fillojne luftrat dhe ndarja e imperise Romake. Ne luften ndermjet Licinijt dhe Konstantinit ne nje burim shenohet se: "Egjyptijanet me shpejtesi te madhe kane leshuar 80 anije-triere me ushtare dhe marinare Egjyptijane". Nje shembull te njejte shenehot dhe ne kohen te Teodosijit (379-395) ne luftrat per tronin. Atje thuhet: "... Kur Egjyptijanet arriten ne Maqedoni ishin te bashkuar ne rradhat te medhenj ushtarake, dhe ndermjet ushatareve nuk ka pasur dallim ndermjet Romakeve dhe Barbareve, aty te gjithe ishin te bashkuar..." Me vone thuhet: "... se ushtareve Barbare (mendohet per Egjyptijanet, sh.i.) ju ishte e lejuar te kthehen ne vendet e tyre, ose te vendbanohen..." .

Ne shekullin e V ne registrin e vendeve te Imperise Bizante eshte i shenuar dhe vendi "Egjypti i vogel" ne Peloponez.

Ne shekullin e IX Arapet shum here i sulmonin qytetet e bregdetit Ballkanik, medis kujt sigurisht ka pasur dhe ushtare prej Egjypti. Sulmet dhe blokimet mund te kene pasur konsekvence te jene banuar ushtare Arape ne qytet te bregdetit.

Ne shkullin e XIV ne Ballkan fillojne te paraqiten Romet dhe prej athere fillojne te bashkohen dhe te ngaterohen etnikonet Egjyptjan dhe Rom. Pse ka ardhur deri ne kete pune? Rome ne historine dhe traditen e popujve, ku ne disa vende mundet te shenohet edhe sot, jane te etiketuar si njerez qe mund t'ju bejne dem njerezve te tjere, dhe per ate arsye nuk qenkan te mirepritur prej vendasve te fshatrave dhe qyteteve. Romet qe te munden t'ju afrohen vendasve prezentohen dhe deklarohen si njerez me te cilat ngjajne somatikiskt (mbas ngjyres te lekures) dhe te cilet jane te pranishem nga populsija ballkanite, dhe jo vetem ballkanike. Per kete ka dhe burime historike ku disa grupe Rome ne shekullin e XIV prezentohen si konta, komandanta etj. duke i quar me vete letra shoqeruese- brojtese, me kontekst se jane refugjate prej Egjypti, dhe ikin prej Osmanlive, se nuk kane dashur ta pranojne islamin- pra jane te malkuar dhe gjykuar si endacake dhe ne jete te varfer. Nje grup tjeter prezentohet si banore te "Egjyptit te vogel" ne Pelopones dhe me origjine jane prej miganteve Egjyptijane me ushtaret te Aleksandrit te Maqedonise, si zanatçinj-farketare, te cilat me vone jane bashkuar me grupet endacake- çergare Cigane. Keto endacake Cigane vendbanoreve Egjyptijane ja japin emrin, kurse prej tyre e marin zanatin e farketareve .
Prej keti momenti fillon ngaterimi dhe konfuzioni qe edhe me vone do te paraqitet ne burimet historike, por edhe ne jeten e perditshme, ku mund te shihet edhe me etnonimin angles "Gypsy" per Romet. Me vone Romet do te sherngulin edhe nje legjende se e kane preardhjen nga Egjypti qe mund te shenohet ne shume raste. Edhe shkenca deri ne fund te shekullit XIX mendonte se Romet e kane origjinen nga Egjypti. Mirpo, ndermjet studimeve komparative filologjike u gjet dhe u vertetua se ato e kane prejardhjen nga Penxhapi (vendi i 5 lumeve). Me vone dhe shkenca historike do te zbuloje se egzodusi i tyre fillon ne shekullin e XI me diktaturen e Mahmud Gaznit ne Penxhap.

Mirpo ne fillimin e zoterise Osmane ne Ballkan ne nje rast mund te shihet se administrata Osmane ben ndallim ndermjet Romeve (çingene) dhe Egjyptjaneve (Kiptijane). Ashtu ne 1530 do te shpallet "Kanunname-i Kibtijan-i Vilajet-i Rumeli" (Kodi i Egjyptijaneve te Vilajetit te Rumelise), kurse ne vjetin 1541 "Kanun-i ser' asker-i Liva-i Cingane" (Ligji i komandanteve te shanxhakut te Romeve) .

Ne periudhen e dobesimit te imperise Osmane ne fillimin te shekulit XIX, ne histori kane mbetur shume pune ta pazbuluara te lidhur me personen e Mehmed Aliut, dhe me emigracionet te organizuara nga ai prej Ballkanit ne Egjypt. Kjo edhe me shume, se per mbretin te fundit te dinastise te Mehed Aliut- Farukun, tregohet se ne 1931 dhe 1937 ne dy nota diplomatike deri te shtetet ballkanike ka kerkuar te kthehet populi i tij ne Egjypt .

Keto ishin disa momente etnologjike, historike dhe arkeologjike qe e mbeshtetin tezen per origjinen Egjyptijane te nje pjese te popullsise Ballkanike. Por mos harojme edhe nje fakt: Gadishulli Ballkanik dhe Mediterani Lindor me Egjyptin, prej Aleksandrit te Maqedonise ne shekullin e IV p.e.s., ndermjet imperiave Romake, Bizante dhe Osmane, deri ne fillim te shekullit XX, ose per Egjyptin deri ne shekullin XIX, 23 shekulla, ose afer 2.300 vjet, kane qene ne nje bashkesi shteto-administrativ. Kurse ne nje shtet migracionet te mbrendshme jane nje gje noramale.

Sot organizata te Egjyptjaneve kemi ne Shqiperi, Maqedoni dhe Jugoslavi me Kosoven dhe Metohin. Ndergjegja etnike eshte zgjuar dhe ne Bugari, dhe ne Greqi, mirpo deri tani ne keto shtete nuk eshte lejuar lirisht te tregohet perkatesia etnike e persovane.

Ne 26.09.1998 ne Oher, Maqedoni u mbajt Kongresi i Pare i Unionit Ballkano Egjyptjan. Ne kete Kogres si mbas diskutimeve dhe njohjet shkencore u tregua se ne Gadishullin Ballkanik jetojne mbi 1 milion banore me origjine egjyptijane. Kete veper do ta mbarojme me fjalët e një filozofi Romak te shekullit të II p.e.s., me emer Lucius Apulcius: "O Egjypt, Egjypt per historine dhe arritjet tënde do të mbeten vetëm përralla, që gjeneratave te ardhshme do t'ju jene të pabesueshme".


Tiranë, 28.01.1999



Autor:Rubin Zemon , etnolog - doktorant

 

Literaturë e shfrytëzuar

1 Giuseppe Catapano, Lashtesia e gjuhes shqipe, Shqipteret- popull i ndare, libri i pare, Peje, 1996.
2 Shiko, Prof. D-r. Rade Bo`ovi}, Kulturno-religiski obrasci na makedonskite Egip}ani, Zbornik na trudovi za etnogenezta na Egip}anite vo Makedonija (ZbTEEM), Skopje, 1996, str. 152-163; D-r. Stojan Risteski, Narodni prikazni, predanija i obi~ai kaj Egip}anite/E|upcite vo Makedonija, Ohrid, 1991; Rubin Zemon, Ishranata vo obredite i obi~ite kaj Egip}anite vo Makedonija, Etnolog br. 7-8, Skopje, 1997 godina, str. 233-240
3 Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë, "Fjalor i gjuhës së sotme shqipe", Tiranë, 1980, 439 :
"Evgjit, / i m.sh. /ë, /ët 1. Pjesëtar i një grupi banorësh të disa quteteve të vendit tonë e të vendeve të tjera të Ballkanit, prejarrdhjen e të cilëve populli e lidh me Egjuptin..."
4 Prof. D-r. Miodrag Kalendar Haxi Risti}, Pra{aweto za etnogenezata na Egip}anite vo Makedonija, ZbTEEM, str. 110.
5 M.K.Haxi Risti}, v.c. faqe. 112.
6 D-r. Du{an Hr. Konstantinov, Romite vo Bitola, Etnolo{ki pregled 17, Beograd 1982.
7 Pasko Kuzman, Arheolo{ki tragi za Egip}anite vo jugozapadna Makedonija, ZbEEM, 171.
8 e njejta
9 e njejta, f. 172
10 D-r. Milo{ Konstantinov, Makedonci, Maring, Skopje, 1992, str. 317.
11 Studii Romani, tom II, Dru`stvo za izsledvane na malcinstavata "Studii Romani", Izdavatelstvo "Klub '90", Sofi®, 1995, 39.
12 M.K. Haxi Risti}, v.c. 113-114.
13 e njejta f. 115.
14 Pasko Kuzman, v..c. f.174.
15 Vera Bitrakova Grozdanova, Egipetski kultovi vo Makedonija, @iva antika, tom 1-2, Skopje, 1978, 333-334;
16 Pasko Kuzman, 175.
17 Rubin Zemon, Tradicionalni zanimawa na E|upcite vo Debar, diplomska rabota, Skopje 1997.
18 Anastas Primovki, Kova~ite Agupti v grad Madan. Izvaestie na etnografskiot institut s muzei, kniga II, Izdanie na Bugarskata Akademija na Naukite,
Sofija 1955.
19 Studii Romani..., 51.
20 Grcki izvori za b'lgarskata istorija, Sofija, 1954, tom 1.
21 Gratan Pukson, Romite vo Makedonija i Vizantija, Institut za nacionalna istorija, r. XVIII br. 2, Skpje 1974; M.K. Haxi Risti}, ...119.
22 Dr. Skender Rizaj, Historia e kohes se Re, Prishtina, faqe 62.
23 M.K. Haxi Risti},... 128.

 

Tribuna Shkencore " Kush janë Egjiptiano - Shqipëtarët e Kosovës"
Albanofonët

 

Shkenctarë dhe historianët kosovarë në punimet e tyre shkencore, mbeshtetëten Komunitetin Egjiptiano- Shqipëtarë në origjinen e lashtë të tyre nga Egjipti.
Një thënje nga prof. Esat Satvileci thuhet "Historia është me e mir kur shkruhet me doren tënde" , pra komuniteti Egjiptiano-Shqipëtar , patë dhe ka histori por për fat të keq nuk pati shkenctar dhe historian, tha organizatori i simpoziumit ,njëherit edhe deputet z.Xhevdet Neziraj.

 

Në fjalën e Akademik Mark Krasniqit u tha se un kam marr pjesë edhe me një takim të organizuar nga një komunitet (Ashkalit) , por ai më tepër ka qenë si manifestim dhe ky i sotit dallon dukshëm nga ai.
Populli egjiptiano- shqipëtar i ka të gjitha elementet e përbashkëta sa i përket traditave, kulturës dhe gjuhës me Shqipetarët çka don të thot ne kemi histori të përbashkët deri dikun dhe duhet të thellohet , me argumente shkencore , ashtu siç keni vepru ju Egjiptianët .
Juve keni gjetë rrugën me të drejt tha Akademik Mark Krasniqi.

 

Në Punimin e tij shkencor Prof.Dr Skender Riza parasheh se sinonimi Ashkali për emrin Egjiptian është emer lokal i cili përdoret vetëm në rrafshin e Kosovës , e në rrafshin e Dukagjinit përdoret sinonimi Magjup .
Këto sinonime nga Shqipëtarët përdoren me kuptimin përbuzës.Në baz të rezultateve të studiuesve përendimor magjupet , evgjit më sakt Egjiptianet e Shqipërisë etnike , Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia janë më prejardhje nga Egjipti., gjuha e tyre është shqipja prandaj quhen Egjiptian Shqipëtar

 

Në munges të shkënëctarve nga shqipëria të cilët për arsye objektive , shkak i udhëtimeve munguan , fjalen e mori edhe etnologu nga Ohri njëherit edhe krytar i Unionit egjiptiano-ballkanik z.Rubin Zemon I cili mendon se sipas disa autorve edhe vete emri i vendit Maqedoni vjen nga Egjipti, sipas Teodor Sicilijanskit , historian shek. të parë para eres son , biri i Ozirisit e ka emrin Maqedon i cili është pagëzuar kur Ozirisi i ka sundu këto troje. Zemon foli edhe për disa shembuj të dhëna mitologjike , historike e arkeologjike te cilat flasin dhe tregojn se lidhjet e ballkanit me Egjiptin e lashtë janë të shumtë në qdo pikpamje si konsikuencat e migrimit dhe kolonizimit të popullatës egjiptiane në gadishullin Ballkanik .

 

Tribunes Shkencore i kontribuan edhe dy shkenctar që ishin mysafir të rastit si dhe kryetari i këshillit për liri dhe të drejta të njeriut z.Pajazit Nushi , historiani , njëherit edhe deputet i parlamentit të Kosovëes z.Bujar Dugolli .
Perfundimi i kësaj tryeze shkencore përfundoi duke u percillur me një koktel të rastit nën shkembimin e mendimeve dhe nën disponimin e pjesëmarrësve.
Ne te ardhmen do të vazhdohet me kësi tribunave deri në momentin e zyrtarizimit të ketij komuniteti edhe me kushtetut , u than e fund te tryezes Shkencore . V.B.

 

Kushe jane Magjypet e Ulqinit dhe prejardhja e tyre...

Eshte mete vertet nje mekat qe magjypet e Ulqinit gjithmone gjate historise se tyre jane shikuar me nje sy perbuzes dhe kjo na ben edhe me kureshtar ta tregojme te verteten se nga ku e kan prejardhjen e tyre ne trevat tona. Kete shkrim ja kushtojme fisit te ndershem te Axhemve te Ulqinit qe ne fjalen Arabe dmth Njerzit nga Irani...
Nje plake i Ulqinit me nje keqardhje na u shfajsu se`edhe varrezat na i kan nda`PSE!!! Kjo ndodhe ne nje vend i cili me nen sudimin Malazias e humb traditen e vet dhe mundohet qe me perbuzjen e nje populli mundohet ta ngrisi vehten por ndodhe e kunderta.Historia e popujve te botës është histori luftrash e përpjekjesh të pareshtura për liri, pavarësi e përparim shoqëror. Ajo tregon se popujt e vendeve të ndryshme janë coptuar ose asimiluar në shkallë te ndryshme. Ajo tregon se, në rrjedhë të shekujve, grupe të mëdha nga popuj të ndryshëm kanë braktisur atdheun e tyre për një jetë më të mirë, ose për të mos rënë nën sundimin e pushtuesit. Për këtë arsye sot nuk mund të gjendet një komb i pastër, i papërzier me njerëz të tjerë: as në kontinentin amerikan, ku shihet përzierja, kryqëzimi dhe bashkëjetesa e kombësive dhe racave njerezore, as në Afrikë e Australi apo Azi, kurse në Europën plakë kryqëzimet dhe përzierjet vijnë që nga antikiteti.Grupet e ndryshme shoqërore, kudo që kane shkuar e kudo që kanë ngritur "folenë" e tyre, kanë marrë me vete "pasaportën" e identitetit të tyre etnik, "pasaportë" që është ruajtur në shekuj në gjuhë ose në kulturën e tyre, qoftë edhe në një fjalë të vetme. Le të sjellim disa shembuj të tillë: Ebrejtë, të shpërngulur nga Izraeli në shek.11 para erës së re si dhe më vonë, pas luftes se viti 69 të erës së re kundër Romës, e humbën gjuhën e tyre, ibriten, edhe sot "më shume se 13 milion flasin në gjuhë të ndryshme të familjes indoeuropiane;... grupe të veçanta ebrejsh, kryesisht në vendet e Ulta, Greqi dhe Turqi, te vajtur atje nga Spanja, pjesërisht kanë ruajtur ende gjuhën spanjolle, megjithatë masa kryesore e ebrejve kaluan në gjuhën e popujve, qe i rrethonin: angleze, gjermane, franceze, spanjolle, ruse, polake, ukrainase, persiane etj.1) "Megjithatë, ata i shoqëronte kudo pasaporta etnike "ebrej","Izraelit", që do të thotë banor i vendit me emrin IZRAEL. Teritorin e tyre etnik fillestar e kanë humbur edhe grupe banorësh të krahinës së VLLAHISË, e cila u dha atyre pasaportën etnike: vllah, arumun. Fjala "arberesh" dhe "ARVANIT" lidhen me grupe te caktuara nga asnjë vend tjetër veç nga ARBERIA, kur pas vdekjes së Skenderbeut, masa të tëra braktisën atdheun e tyre për të mos rënë nën sundimin e turqve. Fjala"arberesh" dhe fjala "arvanir jan "pasaportë" etnike që ua dha ATDHEU i tyre.
Nje shembull tjetër i humbjes së teritorit fillestar etnik mund të shërbejnë romët pasardhësit e emigrantëve nga India Veriore, te cilët"në shekullin e katërmbëdhjetë arritën ne EUROPË permes ASISË së Vogël në Gadishullin e Ballkanit dhe përmes Afrikës Veriore kaluan në Spanjë".2) Shembuj të tjerë të ngjajshëm historia sjell në çdo kohe, por n do te ndalemi gjeresisht tek grupi shoqëror që në Shqipëri njihet me emrin "EVGJIT"

Në gjuhën shqipe deri më sot nuk ka asnjë vepër të plotë ose punim te veçantë me objekt studimi prejardhjen etnike, kulturen, mënyrën e jetës, gjuhen e zakonet etj. të ketij grupi shoqëror. Heshtja dhe qëndrimi indiferent rreth tij, si edhe koha shumë e lashtë e shtegtimit nga territori etnik fillestar, kanë sjellë mjaft pështjellime dhe mendime kontradiktore rreth këtij grupi, në mënyre të veçantë rreth prejardhjes së tyre. Vetëm në disa punime dhe në mënyrë anësore hidhet dritë nga autorë të ndryshëm për, origjinën, profesionet, karakteristikat e këtij grupi shoqëror. Nga një krahasim i tyre rreth çështjes kryesore mbi origjinën, prejardhjen e kohës së shpërnguljes, del se autorët herë paraqiten të një mendimi, herë kanë mendime të ndryshme, siç do fi shohim më poshtë në këtë punim. Ne do t'u japim një buzeqeshje gjithë atyre mendimeve qe evgjitët i paraqitin me prejardhje nga India Veriore, si një shtresë më e lashtë e romëve, e shpërngulur në kohë më lashtë. Historia nuk njeh një rast të tillë dhe nuk ka asnjë bazë, qëndrimet subjektive dëmtojnë te vërtetën historike.

Grupi shoqëror i egjiptianëve të Shqiperisë, një ndër grupet më të mëdha shoqërore, është emërtuar dhe thirret me këta emra: evgjit, jevg, magjyp dhe firaun, të cilët, në shqiptimin e përditshem shoqërohen me një ngarkesë emocionale tejet përbuzese, si një grup i një"race inferiore", 3) Lind me të drejte pyetja: Ç'kuptim kanë keto emërtime? Me cilin teritor etnik lidhen ato? A ka lidhje midis vetë këtyre emërtimeve? Cila është shtrirja gjeografike e përdorimit te tyre? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japipn dijetarët më të mëdhenj të kulturës dhe shkencës Shqiptare në veprat e tyre. Ne do t'i renditim ato me radhë: Enciklopedisti i madhë shqiptar SAMI FRASHERI shkruan në veprën e tij për Afrikën: Anët e ndahen në tri: 1 . Anët e botës, që atje është Evgjitëria (Misiri) edhe Berberia.4) Banorët e këtij vendi i ai i quan evgjitë: "... kështu kanë lindur shkronjat e persëve (axhemëvet) te vjetër, të israilinjët, të syrianevët, të arabevët, të evgjitëvet (të egjiptianëve) edhe me të vjetra të Hindit e të Çinjt"5) Dhe më tej ai shprehet: "Përpara shkruarja ka dale nd'Asi e nd'Afrikë. Po ato të shkruarat e asaj kohe s' ngjajnë me gjekafshë, për të shkruarë një zë, beninë fytyrën e një gjëje të gjallë e të një gjëje tjetër. Kështu janë shkronjëzat e evgjiteve të vjetër (të kyptinjet) e të tjera."6)

Sami Frashëri është një njohës i thellë i popujve të Ballkanit dhe i grupeve të ndryshme shoqërore. Duke përshkruar popullsinë e çdo vendi ballkanik, ai tregon se në to banojnë edhe v1lehë, judhenjë, cergëtarë dhe evgjitë. Autor i veprës "Kamus ul- Alam" vërteton se në Shqipëri7). Rumani, Turqi Europiane9) e Sërbi10) ka, ku më shumë e ku më pak, evgjitë. Siç shihet, për dijetarin e madh Sami Frashëri evgjitët vijnë nga shteti i lashtë i Egjiptit, të cilin ai e emërton EVGJITERI (MISIR). Dy dijetarët e rnëdhenj të gjuhes shqipe Prof. Dr. Aleksander Xhuvani dhe Eqrem Qabej shpjegojnë formimin e fjalës Magjyp në gjuhën shqipe: "parashtesa ma- i është ngjitur temës Aogjyptius, greqishte e re dhe është përftuar fjala magjyp. Në fjalorin e Gjuhës se Sotme Shqipe12) lexuesi gjen këtë shpjegim për fjalën evgjit: "Pjestar i nje grupi banoresh te disa qyteteve te vendit tonë e të vendeve të tjera të Ballkanit, prejardhjen e të cilëve popull i e lidh me Egiptin"13 Siç shihet, edhe në mendimin shkencor, edhe në ndërgjegjën e popullit, fjala evgjit lidhet me Egjiptin. A nuk është emërtimi evgjit dhe magjyp një "pasaportë" etnikë fillestarë që atdheu i tyre i parë ua dha njerëzve të tij kur i nisi në shtegtimet e hershme nëpër rrugët e Ballkanit?! Emërtimi "evgjit" ka perdorim të gjërë në Shqipërinë jugore, kurse emërtimi "magjyp" ne Shqipërinë veriore. Ka edhe një emërtim tjetër në jugë: firaun, të cilën Fjalori e sqaron me këtë përkufizim: njeri i keq, shpirtkasmë, i djallëzuar e i pabesë.14) Por ky është një kuptim dytësor i fjalës, kuptim figurativ. Cili është kuptimi i parë i kësaj fjale? Si shpjegohet prejardhja e saj? Në të vërtete me këtë emërtim është treguar me një ndjenjë përbuzjeje pjestari i grupit të evgjitëve. Kjo fjalë është në vetvete emri Faraon, i cili në rrjedhe të shekujve ka pësuar ndryshime fonetike: nga Faraon në Firaun. Emërtimi Jevg ëqë gjen një shtrirje përdorimi në Shqipërinë e Mesme, është një pseudoforme, që rrjedh nga plurali evgjitë me theks në rrokjen e parë dhe me rënie të zanores fundore -e. Pluralit evgjit iu shtua një j- dhe u përftua forma e "jevgjit" (krahaso: i ati = i jati, e ëma = e jëma). Nga plurali u kalua në një sin- gular sipas analogjisë jevgjit: jevg (krahaso: murgjit : murg, peshqit : peshk, turqit : turk).

Cilat janë mendimet e studjuesve të tjerë, historianë e antropologë shqiptarë për këtë grup shoqëror?

1. Në veprën "Esnafet shqiptarë", duke cituar studjuesin e mirënjohur Faik Konica, autori flet për formimin e qyteteve shqiptare në mesjetë dhe shkruan se "përveç komuniteteve jomuhamedane, ishin edhe grype e jevgjve(ciganët) të ndarë ne dy kategori: arixhinj endacake apo gabele me origjinë nga India (krahina e Harixhase, shteti i Katjavarit), dhe jevgjit joshetitës (magjypet) me origjinë nga Egjypti e Sudani, banues, zakonisht, te periferive te qyteteve.15)

2. Ne vepren "Raca shqiptare -studim anthropologjik e historik", e gjejmë këtë shtjellim: "Evgjitët e gabelët janë pjestarë të racës indide. Te parët thirren edhe magjypë ose jevgj. Duket se si në të gjithë Ballkanin, ashtu në Shqipëri janë shpërndarë me anën e turqve. Nuk kalojnë jetë nomade, por janë vendosur nëpër qytete të ndryshme ku zakonisht banojnë në lagje te veçantë të ndarë nga popullsia arbëreshe-.16)

3. Ne revistën shkencore "Studime historike" autori Andrea Nathanaili citon Vepren e studjuesit grek Kosta E.Biri "Romët dhe evgjitët- -Etnografia dhe historia e ciganëve" dhe në shenimin e tij me nr.25 shkruan: "egjyptas ne origjinal, -shqip evgjitë jane ardhur nga Egjipti, kurse ciganët (arixhinjtë) kanë origjinë indiane'.17)

4. Ne librin e tij "Vite të vegjelisë" autori shkruan: "... Ata nuk janë me origjinë egjiptiane, por indiane. Me grupe të mëdha që në kohën e Xhengis Khanit, por edhe më parë, ata kanë emigruar drejt Perendimit.1 Me tej ai shkruan: "Sipas një historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" që si duket mund të jetë e lidhur me një lokalitet në Poloponez... Ne në Gjirokastër i quajmë "QIFTO" .19) Dhe në një nga fjalimet e tij "Sa më pëlqen të shetit në keto rrugë" ai shprehet: "... Por kur themi që kanë ardhur nga India Veriperendimore, të kuptohemi: është fjala për këtu e 1500 vjet apo 1600 vjet përpara, pra në kohë të lashta."2O Nga sa u parashtrua më lart, del se ka një farë pështjellimi në përdorimin e emërtimeve për grupin shoqëror te evgjitëve. Ndersa tek Sami Frashëri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri përdoren emërtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafët shqiptarë" emërtimi jevgj përdoret si sinonim i emërtimit cigan, dhe kjo fjalë ështe përdorur si sinonim i emërtirneve arixhi dhe gabel. KY ËSHTË NJË PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siç u shpjegua më lart, kjo fjalë është sinonimi i fjalës evgjit. Përdorimi i gabuar i saj vërehet edhe sot në jetën e përditshme nga ana e popullsisë arbëreshe (shqiptare). Kurse për grupin shoqëror me origjinë indiane janë përdorur këto emërtime: cigan, arixhi, gabel, rom.

Per origjinën egjiptiane të evgjitëve shprehen autorët: Sami Frashëri, Faik Konica, Prof. Dr. Aleksander Xhuvani e Eqrem Qabej, Kosat E. Biri, si dhe Akademia e Shkencave në Fjalorin e vitit 1980 dhe 1984, duke u mbështetur në mendimin popullor. Për origjinën indiane shprehet Enver Hoxha.

Dy janë shtrembërimet shkencore që vërehen në thëniet e tij:

a) Gjuhësore: sipas tij, fjala evgjit nuk ardhka nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftos";

b) Historike: sipas tij, evgjitët kanë origjinë indiane. Por a nuk u tha më lart se emërtimi magjyp ka ardhur nga emri Egjypt, i cili në gjuhën latine është Aegyptius dhe në gjuhën greke. A thua se Enver Hoxha korigjon dijetarët e mdhenj të gjuhës shqipe? Vetë fjala "Iftos", ashtu si gjirokastriçja "qifto", një shqiptim i së parës, reflektojnë pikërisht emrin Egjipt në shqiptimin e gjuhës greke, dhe jo një lokalitet në Peloponez. Ai është kontradiktor në thëniet e tij në përcaktimin e kohës së shpërnguljes së evgjitëve: herë pohon për kohen e Xhengis Khanit, herë për një kohë më të lashtë, këtu e 1500 apo 1600 vjet përpara. Kujt duhet fi besojmë? Por një buzëqeshje këtyre thënieve amatoreske, politizuese dhe le të kalojmë më tej.

Të dhënat e studjuesve të lartpërmendur tregojnë se evgjitët banojnë vetëm në vendet ballkanike prej shekujsh, dhe janë një popullësi qytetare, në lagje të veçnta. Burrat janë marrë me zanate të tilla si: teneqepunues, farkatarë, muzikantë, si dhe kanë sherbyer si forcë e lirë pune: gratë dhe vajzat, të lëna pa shkollë, punonin shpesh në shtepitë e qytetarëve duke bërë të gjitha punët e shtepisë: lanin, fshinin, gatuanin, rritnin femijët dhe, për të gjitha këto, kishin fituar respekt të madh si gra të pastra, të urta, punëtore dhe te ndershme. Familjet më të pasura të qyteteve pajtonin në shtepitë e tyre gra të tilla dhe ishin krijuar rnarrdhënie të ngushta respekti midis familjeve. Në rrjedhë të shekujve, evgjitët ishin integruar në shoqerinë qytetare shqiptare. Ndryshe ka qenë jeta e romëve, ose siç njihen më shumë me emrin arixhinj, të cilët kanë bërë jetë endacake, brenda taborit të tyre, banonin në çadra, dhe janë marrë me shitje kuajsh, shportash, sitash e shoshash. Ata dallohen si një grup i mëvetësishem etnik, sepse përdorin edhe sot e kësaj dite gjuhën e tyre. Romët janë të shpëndarë në gjithë Europën në shekullin XIV, ndersa koha e shpernguljes së evgjitëve i takon shekujve të parë të erës së re. Për këtë duhen studime dokumentash dhe të vilet literatura përkatëse në vendet e ndryshme të Europës, si dhe të kërkohet e të sigurohet bashkëpunim i ngushtë me historianë të institucioneve shkencore të EGJIPTIT!

--------------------------------------------------------------------------------

Literaturë e shfrytëzuar

1) Çeboksarov N.N., Çeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.19.
2) Çeboksarov N.N., Çeboksarova I.A. "Popujt, racat, kulturat" Moske, 1971, fq.20.
3) Për këtë çështje do të sjellim dokumente e shkrime të tjera.
4,5,6) Frashëri Sami, Vepra 1, fq.252, fq,241 , fq.243, Tiranë, 1988.
7,8,9,10) Frashëri, S. Vepër e çituar fq.407, 409, 411, 421.
11) Qabej Eqrem "Studime gjuhesore" III fq. 165, Prishtinë 1976
12,13,14) Akademia e Shkencave: FGJSSH, fq.439 dhe 474, Tiranë 1980.
15) Shkodra Zija: "Esnafet shqiptarë", Tiranë, 1973, fq.52
16) Milaj Jakov: "Raca shqiptare..." Tiranë, 1944, fq.127.
17) Nathanaili Andrea, "St. historike" Nr.2-1975, fq.
18, 19) Hoxha Enver "Vite të vegjëlis" Tiranë, 1983, fq291.
20) Hoxha Enver "Vepra 64", fq.
-------------------------------------------------------------------------------------------
Material i marrur nga:
Sami Naim Flamuri
nga web faqja:
http://p210.ezboard.com/fulqinfrm1.showMessage?topicID=286.topic

 

 

KU ISHTE SHKODRA E VJETER ?

    

Agim Parruca

KU ISHTE SHKODRA E VJETER ?

Ne kohen e Ilireve qyteti shtrihej krejtesisht ne pjesen jugore te kodres se kalase Rozafa dhe pjeserisht ne rrafshin e kesaj kodre.Pas pushtimit te Shkodres nga Roma me 168 para eres sone (p.K.) ajo mbetet gjithnje qender e nje njesie qe percaktuan vete romaket ne nje territor ne veri e ne jug te Shkodres.Edhe ne kohen romake qyteti i Shkodres shtrihej pjeserisht ne rrafshin e kodres se kalase dhe pergjithsisht ne pjesen jugore te kesaj kodre.Ne mesjete qyteti ruajti trojet e mepareshme, por me qe rritej gjithnje ai shtrihej ne fushe ne lagjen qe edhe sot quhet "Tabake", fusha te xhamia e Plumbit ne fushen ne mes vendit ku bashkohej Kiri me Bunen ne pjesen jug-perendimore te keshtjelles dhe ne Bahçallek.
Me devijimin e Drinit ne drejtim te Shkodres (ne vitin 1858) per t'u derdhe ne Bune,permbytjet e lagjeve ne fushe prane kalase bene qe banoret te shperngulen mveshen kodres se kalase dhe kodres se Pashes (Kodrat e Tepes).
Nje pjese e banoreve te ardhur bashke me ushtrine turke si stalljere e kovaçe u vendosen ne kodren ne veri te kalase, pasi kishin afer edhe kullotat e kuajve ne fushe te Bunes edhe stallat e kuajve.
Ket
o banore me origjine nga Egjipti me vone u quajten "M agjype" dhe lagjia e tyre "Mahalla e Magjypve" ose "Mahall a" .
Fjala "magjype
" eshte deformimi i fjales "egjypte". Nuk qendron absolutisht idea se magjypte jane banoret e pare te Shkodres.Kete mendim e ka shfaqur mjerisht ne televizoret lokale,edhe ndonje intelektual.
Sipas historianit te mirenjohur Prof.Dr. S.Pulaha ne vitin 1485 Shkodra numeronte 80 banesa me kryefamiljare.Kuptohet eshte periudha pas eksodit masiv te popullsise.Ne fillim te shekullit XVI numri dyfishohet,pra arrin ne 162 banesa dhe ne fund te ketij shekulli arrin ne 282 banesa.
Pas pushtimit otoman,veçanerisht pas ndertimit te ures se Bunes,formohet lagjia e quajtur Tejbuna,me vone formohet Tophana rreth viteve 1600-1610 e ashtequajtura "Mahalla e re",qe sot nuk ekziston,pasi eshte ne fushe te Bunes gati perballe ish ndermarrjes se peshkimit,nje ishull i formuar mbi murnajat e kesaj lagje.Ne fillim te shekullit XVIII u formua, me banore te ardhur kryesisht nga rrethinat e Mbishkodres, lagjia "Rus i madh", e nevitin 1711 ngrihet aty edhe xhamia e lagjes. Xhamia e lagjes Ndocej daton e vitit 1729, çka tregon se lagjia ne fjale eshte ngritur para kesaj date. Gradualisht lagjia zgjerohet drejt veriut dhe ne mesin e shekullit XVIII, pikerisht ne vitin 1763 daton nje shtepi e madhe me çardak ne nje territor te ri, qe tani quhet lagjia "Dudas"dhe afer saj 2-3 shtepi shume te medha moshatare me te. Nuk e besoj se e ka marre emrin nga nje fare Dodet qe paska ardhe i pari aty, sepse po te ishte ashtu do ta quanin lagjia "Dodas" dhe jo "Dudas" siç quhet.Njekohesisht qyteti fillon e shtrihet ne drejtim te veriut dhe veri-lindjes se kryepazarit,duke formuar lagjet "Perash","Xhabije", dhe "Sirdare".Shtrirja e qytetit ne fushen ku eshte sot detyroi Valine qe te ngrinte nje sirdare (nje komande) sa me afer banoreve.Prandaj te gjitha shtepite prane kesaj komande u quajtun "Sirdare" e me vone lagjia "Sirdare".Perderisa "Xhamia e kuqe" mban daten 1745 (Xhamia e kuqe ndodhet ne kthesen perballe shtatores se Isa Buletinit per te shkuar te Ura "Dervish Beg") lagjia" Perash" eshte formuar perpara xhamise.Domosdo qe lagjia "Perash i madh" eshte vazhdimi i "Perashit te vogel", xhamia e te cilet,"Xhamia e bardhe" ishte ndertuar ne nje pjese te territorit qe eshte sot shkolla "Ali Laçej", shume kohe para "Xhamise se kuqe".Qyteti i ri, ky qe eshte sot shtrihej ne tre drejtime:
a) Ne drejtim te Tophanes,Ndocej, Dudasit dhe Kirasit.
b) Ne drejtim te Xhabijeve, Parruce e Fushe-Çele.
c) Ne drejtim te Perashit, Arres se Madhe,Serreqit.
Kete e vertetojne tri rruget qe niseshin nga kryepazari e zgjateshin ne drejtimet e lartpermendura dhe anasjelltas.Qyteti gjithnje zgjerohej ne qendren e re domethene ne veri e ne veri-lindje te kalase.Sipas konsullit Austro-Hungarez ne Shkoder,Th. Ippen i cili shkruante ne fillim te shekullit XX se "? nga 150 vjet e ketej u formua ne fushe, ne veri-lindje te kalase, qyteti i ri (Shkodra)".Thenie qe argumenton se Shkodra ku eshte sot , eshte formuar rreth 250-300 vjet me pare.

Nga Autori :
Agim Parruca

 

 

                             THOTI FLISTE SHQIP

  

 

THOTI FLISTE SHQIP

Shkruan: Prof. Skender RIZAJ

Shtype këtë faqe

 Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. 

Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). 

Pergamen me simbole hieroglife nga Egjipti

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea. Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:

AIN

A,a

BROF

B

DORË

D

GATH

G

FJERË

F

HJETË

H

KUFË

K

MIRË

M

GJI

GJ

NU

N

U

U

PLIS

P

QULL

Q

BUZË

R

STOL-i

S

SIXHIR

S

TËRË

T

TËRË

T

ISË

I

ASHIM

A, O

ZVARANIK

Z,ZH

SHI

SH

 

 

 

 

 

 

• AT = at = at (babë)   • U = unë   • M = më = mëmë  • T = tatë = babë   • E = e    • M = më = mëmë

Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

• A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
• I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
• N =  (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vertetë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte perëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njelëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.
• Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.
• Hieroglifi  të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose neperkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.
• Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K. 
Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF (     ), çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e perëndisë - Allahut.
• Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shhronja GJ në shqipen.
Ndërkaq, hieroglifin  Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndersa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim perëndia mori frymë n'ujë". Do te thotë krijesat u krijuan në fillim n'uje, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.
• Hieroglifin  Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.
• Thoti hieroglifin  quaiti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.
• Sipas Thotit hieroglifi  quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

• Thoti hieroglifin     e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët
• Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife: , të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj dite te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.
• Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe  nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.
• Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha perëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.
• Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.
• Për hieroglifin    , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
• Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.

Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se perëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shpiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shgipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në perëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

-
se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

- se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Perëndimor;

- dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike.

tani Asht asht-i
Ata=ati, babaMajengritje, rritje
Mat mas, matjeNjojnjoh
Witvit-iAneanë,-a
Gjungju-riQendqind
iliyll-i, zotiBait oborr,-i
Etetj:e,-a; etjejeLule lul:e,ja
EstështëDordorë
Gurtakala, fortifikatëMialmjaltë
Weshaveshj:e,-aMielmiell,-i
Shurranë, ranishtëUrirnurim,-i
Turijaturi,-riNaktnatë
Aratë lashtatSojotisit:ë,-a
Shkalshpoj, shërthejHur uri.-a
Leihtlehtë (i,e)Lissilis,-i,sh.-a

Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët. Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt. Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhes shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

- Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
A = AT = babë
M = MË = mëmë
ON = Onë = Yn = Yni (joni)
-mos të harrohet se është NJË ZOT

Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
- THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
- Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
-Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

- Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

- Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

- THOTI është lajmëtar i perëndive.

- THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gfithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

- se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

- se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjerë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

- se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;
- se nga gjiri i ilirëve dolën shumë perëndi, profetë, perandore e dijetarë;

- se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazget-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

- se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

-se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

- se vetën gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

- dhe se fjalën vendimtare, përkitæi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.

  E shkruajti: Prof. Skender RIZAJ

 

MINORITETET: E tashmja dhe e ardhmja

( Raport i GSHDNJ mbi situatën e pakicave në Shqipëri)

 

Të përjashtuar, të mbajtur larg vendimarrjes,qeverisjes,arsimit,ata më në fund janë zgjuar. I përkasin shtresës më të varfër të shoqërisë dhe me gjithë dëshirën e mirë për  t`u bërë pjesë, mbeten  jashtë saj.E po kështu banojnë në periferi të qëndrave të banuara,të varfër,të zhurmshëm dhe të ndjekur kudo nga fjala jevg,e cila merr ngjyrime të  ndryshme në bazë të krahinës ku jetojnë.

Behar Sadiku, kryetar i shoqatës së Egjyptianëve të Shqyperis shprehet se duam apo nuk duam ne mazhuranca, jemi apo jo tolerantë,ata ekzistojnë. Dhe jo vetëm kaq,por janë pikërisht ajo shtresë e cila bën punët më të vështira në të gjitha sferat. I gjen duke pastruar kalimet e ujrave të zeza, duke fshirë rrugët ngado,duke hapur kanale e me radhë.

Në fakt duket e habitshme, ata ngatërrohen shpesh me romët, por nuk e pranojnë një gjë të tillë. Janë dy fise krejt të ndryshme, të cilët janë vendosur në Shqipëri në periudha të ndryshme.Ndërkohë që Romët i përkasin qytetërimit indian, Egjyptianët e Shqipërisë kanë ardhur nga një vend më i afërt në Mesdhe, Egjypti.

Ata janë vendosur në Ballkan shekuj më parë. Kështu thonë kujtimet e të parëve të tyre.

Egjyptianët e Shqipërisë janë të vendosur kryesisht në jug dhe në qëndër të vendit,aty edhe klima ka qenë më e butë,ndërkohë që nuk mungojnë as në veri dhe sidomod nëShkodër.Në sistemin socialist pati një lloj kujdesi  kundrejt tyre,dhe pikërisht në atë kohë ata arritën të shkolloheshin, të bëheshin artistë, piktorë, muzikantë , mësues, stomatologë, madje edhe në rangje drejtorësh. Në 10 vjeçarin e fundit gjithë ajo përpjekje për intergrim është zhdukur. Madje edhe ata që dikur respektoheshin, janë zbritur në detyra apo janë pushuar nga puna. Gjatë kësaj kohe Shoqata e Egjyptianëve të Shqipërisë dhe ajo ?Vlazërimi? kanë bërë një punë studiuese për të treguar që prejardhja e tyre është pikërisht nga Egjipti.

    Ndërkohë që shteti shqiptar ngre si arsye për të mos i klasifikuar si minoritet pasi ata kanë humbur gjuhën , prej tyre ngrihet me të  drejtë një pyetje, nëse nuk jemi Egjyptianë, çfarë jemi? Shqiptarë jo sigurisht që jo! Fakti që ata kanë mbetur jashtëshoqërisë duket si i lëndonë, irriton dhe jo rradhë në biseda ndihen edhe tone agresive.

Është e njohur edhe nga historia që zanati i farkëtarit u përket Egjyptianëve ata e sollën dhe e kultivuan në Shqipëri. Deri në vitet`30 ata ishin të vetmit që punonin hekurin, janë  pikërisht ata që kanë bërë armët e luftës edhe për Pashain e madh të Janinës, Ali Pashë Tepelenën. Po kështu në sistemin socialist punonin në uzina dhe ishin mjeshtra në prodhimet e hekurit. Njihen për kulturën e tyre muzikore dhe në shekuj kanë nxjerrë mjeshtra.Janë një sërë njerëzish që i përkasin kësaj shoqërie që sot janë artistë të mëdhenj, të njohur veçanerisht muzikantë, të tillë si :Mentor Xhemaili, Petrit Lulo, Bujar Qamili, Vllezërit Qerimi, Laver Bariu e të tjerë.

  

Egjyptianët citohen në burime të ndryshme historike

1. Fjalori i fretërve jezuitë të Shkodrës,botuar në fillim të shekullit të XX ?Evgjitët janë popullatë e ardhur nga Egjipti,besimi i tyre është muhamedanizmi

2. Fjalori enciklopedik i Gjuhës Shqipe(botuar nga Akademia e Shkencave): ?Evgjit-popullatë e vendosur nëpër qytetet e Shqipërisë e në Ballkan, që populli origjinën e tyre e lidh me Egjiptin?.

3. Sami Frashëri: ?Njerëzit në Shqipëri janë 2 milionë, nga të cilat një milionë e gjashtëqind mijë shqiptarë dhe katërqindmijë janë grekë,bulgarë, vllehë dhe evgjitë.

4.Historiani Zija Shkodra në veprën ?Esnafët shqiptarë? , fq 52, kur shkruan për formimin e qytetëve shqiptare në mesjetë thotë ??ishin dhe jevgjit jo shëtitës, magjypët me origjinë nga  Egjipti?

5. Professor Arben Puto në një studim të tij: ?Mbi çështjen e minoriteteve në Shqipëri? , veçon nga minoritetet e tjera minoritetin Egjyptian.

6.Studiuesi anglez Stuart Menn thotë: ?evgjitët mohojnë çdo lidhje me romët. Traditat e tyre tregojnë për një origjinë afrikame?.

Polita Sociale

Egjiptianët zakonisht jetojnë në lagje të veçanta ne qytet ku janë instaluar. Qytetet më të mëdhenj, ku egjyptianët banojnë, janë Gjirokastra, ata banojnë në lagjen Grapë në Fier, në Korçë në lagjen e quajtur Sektori 5, në Leskovik, në Elbasan në lagjen ?Beqir Dardha? , në Shkodër në lagjen ?Liria?, ne Tiranë në lagjet Brrakë, në Vlorë në lagjen Llonxhë, ne Lezhë, ne Kukës e me radhë. Një pjesë e tyre i përkasin fesë myslimane, ndërsa ata që jetojnë ne korçë, Leskovik janë ortodokse. Për ekzistencën e tyre të hershme është folur shumë. Fakti që ata kanë ardhur shumë shekuj përpara përshkruhet edhe në Kanunin e Maleve të Dibrës i cili është më i vjetër se Kanuni i Skënderbeut, pikërisht aty,është folur për egjyptianët.

(Foto:-Majtas-Resul Duro i shoqatës së Egjyptianëve,Korçë me Arben Kosturi dhe Kujtim Shabani)

 Njeri prej ligjeve shpjegonte se çdo katund kishte xhipin e vet i cili punonte hekurin, për të bërë armët e bujqësisë. Megjithatë duke ju referuar këtij Kanuni shifet se edhe pse pjesë e shoqërisë ata ishin të përbuzur, nëse një xhip vritej familja e tij nuk i merrte dot hakun, ndërkohë që atë duhet t`ia merrte katundi, po kështu edhe në dasma ata nuk kishin të drejtë të shkonin krushq edhe pse mund të merrnin pjesë në to.

Ndërkohë ajo që mungon në të vërtetë nuk është emri i tyre, as prejardhja,as ngjyra e lëkurës.

Behar Sadiku shprehet se shteti nuk ka asnjë lloj politike për këtë shtresë të shoqërisë, se ata jetojnë në lagjet më të varfra, nuk marrin asistencë dhe po kështu nuk kanë mundësi të tjera punësimi dhe arsimimi. Nëpër shkolla fëmijët e tyre mezi pranohen, ose nuk pranohen fare. Pikërisht në fillim shekullin e `21 Shqipëria  kthehet në një shtet racist.Nuk bëhet fjalë për lergësi apo zona periferie.

Pikërisht në shkollën ku Behar Sadiku jep mësim, një klasë e tërë është e mbushur vetëm me fëmijë jevgj. Është një geto në mes të Tiranës. Ajo për të cilën të dyja shoqatat janë të shqetësuara është mungesa e politikave të shtetit për të ingranuar në jetë edhe këtë kategori.

Sadiku shprehet se mund të ketë edhe projekte për ketë shtresë,por ata vetë nuk marrin vesh asgjë.Behar Sadiku mund të merret edhe si pikë reference me atë që po ndodh me këta njerëz, ai dikur ka punuar si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Degën e Pikturës, më vonë është zbritur në shkollë të mesme dhe aktualisht punon si mësues vizatimi në shkollën tetëvjeçare ?Ramazan Jarani?.Ndërkohë që herë pas here ka një zgjim të opinjonit publik, ai fashitet shpejt. Për të qenë të barabartë duhet një mundësi.Në këto momente kësaj kategorie i nevojitet një start.Ajo që nuk e dëgjon,por e ndjen në bisedat me ta është vetëm një shprehje: ?Na llogarisni edhe ne?.

Rekomandime

-Problemi i Egjyptianëve të Shqipërisë është një ndër më të vjetrit dhe ndërkohë më pak të trajtuarit në aspektin politik,ekonomik e social.Kjo popullsi jeton prej dhjetra vjetësh mes shqiptarëve,por vështirësisht e intergruar me ata.Përpjekje të bëra në të shkuarën për t`u dhënë një status egjiptianëve kanë dështuar për shumë arsye që lidhen me vullnetin real për t`i ndihmuar, reagimin e popullsisë shqiptare,mundësitë ekonomike të shtetit dhe vetë qëndrimin e kësaj popullate ndaj tentativave për t`iintergruar në shoqërinë shqiptare.

- Problemi kryesor i egjyptianëve të Shqipërisë është ai ekonomik i shoqëruar megjithatë nga një numur paragjykimesh të natyrës racore që egzistojnë në gjirin e shoqërisë sonë. Duket se të dyja këto çështje stimulojnë dhe mbajnë gjallë njëra-tjetrën. Në rradhë të parë kjo popullsi vuan pasigurinë ekonomike dhe varfërinë.

- Një nivel i lartë papunësie vihet re në rradhët e egjiptianëve dhe kjo sjell varfëri masive në lagjet ku ata banojnë.

- Nga ana tjetër, ky grumbullim i tyre në zona të caktuara të qyteteve dhe fshatrave, dëshmon indirekt se ata nuk janë pranuar nga pjesa e popullsisë.

Gjithashtu

- Një problem i madh që është shfaqur sidomos në dhjetë vjetët e fundit, është mosnjohja e Egjyptianëve si një komunitet etno-kulturor nga shteti shqiptar.

- Kjo e veçon komunitetin Egjyptian, dukshëm nga maxhoranca e shoqërisë shqoptare. Të qënët ndryshe, është kthyer në një diskutim të lodhshëm për këtë komunitet, i cili nuk ka asnjë mbrojtje dhe ndihmë nga shqiptar.

- Integrimi i tyre në jetën shoqërore duket se mbetet një sfidë e komplikuar për institucionet e shtetit, shoqërinë civile dhe mediat.

-Propozohet që së pari të nxitet shteti shqiptar, që të formulojë politika dhe strategji konkrete, për integrimin shumëplanësh të egjiptianëve në shoqërinë tonë, konform parametrave normale të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare.

-Më shumë vende pune, më shumë përkrahje sociale, më shumë bursa studimi dhe të drejta për t`u arsimuar, më shumë mundësi për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre, këto duhet të jenë drejtimet në të cilat duhet fokusuar. 

- Paralelisht me këtë,shoqëria civile dhe mediat duhet të angazhohen konkretisht për të luftuar dhe në perspektive, për të shembur,murin e lartë të paragjykimeve që i ndajnë egjyptianët nga pjesa tjetër e popullsisë. 

Azhornuar s fundi ( Thursday, 15 November 2007 )